Partnerët & Bashkëpunëtorët

Av. IDLIR TIVARI – Partner

Lindur më 10 maj 1984 në Durrës. Ushtron profesionin e juristit duke filluar nga 2010 dhe atë të avokatit duke filluar prej Tetorit të vitit 2011. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Juridike në Tiranë.
Gjatë karrierës së tij si jurist ka kryer një sërë praktikash ligjore brënda dhe jashtë vendit. Fushat e praktikes ku eshte fokusuar, e drejtë penale, e drejtë familjare, e drejtë kushtetuese, e drejtë administrative etj. Av. Idlir Tivari zotëron katër gjuhë të huaja, Anglisht, Italisht, Turqisht dhe Frëngjisht.
Zëvendës President për Europën i AEA (International Lawyers Network) që nga qershori 2019.

Av. ELDA HAREÇARI – Partner

Lindur më 16 qershor 1986 në Durrës. Ushtron profesionin e juristes duke filluar nga 2010 dhe atë të avokates duke filluar prej Tetorit të vitit 2011. Është diplomuar juriste në Fakultetin e Shkencave Juridike në Tiranë. Fushat e praktikës ku është fokusuar, e drejtë tregtare, e drejtë tatimore, falimenti, konkurrenca, sigurime shoqërore, pronësisë intelektuale dhe industriale, e drejta e detit, konfliktet gjyqësore. Av. Hareçari zotëron tre gjuhë të huaja, Anglisht, Italisht dhe Spanjisht.

European Lawyers, Solicitors and Law Firms based in Europe

Aktualitet

Heqja e Dekretit të Dëbimit (Espulsi - Espulso - Apellas)
Studio Ligjore TIVARI e njohur nga Institucionet Shqiptare dhe Ndërkombëtare ofron ndihmë ligjore (Avokatore) në zgjidhjen e çështjes suaj brenda një afati të shkurtër duke ju dhënë një zgjidhje efektive.

Në bazë të Ligjit:
1. Edhe pse ka mbaruar afati i dëbimit ju duhet të vazhdoni
procedurën ligjore për fshirjen e këtij Dekret dëbimi
(Espulsit) nga sistemi SIS.
2. I huaji i dëbuar mund të rihyjë në shtetin e zonës Shengen, edhe përpara se të ketë marrë fund periudha e ndalimit të ardhjes.
Studio ligjore “TIVARI” merr përsipër procedurën ligjore për të dyja rastet e cituara më sipër për të gjithë shtetet e zonës Shengen.